18 Nëntor 2024

Banka qendrore e Kinës pezullon kartat elektronike të kreditit

Pekin, 15 mars – Banka Popullore e Kinës, banka qendrore, pezulloi përdorimin e kartave elektronike të kreditit dhe pagesat nëpërmjet kodit të skanuar, pas shqetësimeve për sigurinë,.

Zhou Jinhuang, zëvendës drejtor i pagesave pranë bankës qendrore, tha se banka ka lëshuar një njoftim për të pezulluar kartat elektronike të kreditit të kompanive Tencent dhe Alipay, të njohur gjithashtu si karta krediti virtuale, dhe pagesat e bëra nga skanimi i barkodit QR.

\"Është vetëm një pezullim dhe jo një ndalim,\" tha Zhou, duke shtuar se vendimi ka për qëllim rregullimin e biznesit dhe ruajtjen e interesave të konsumatorëve.

Njoftimi i bankës thekson se shqetësimet lidhem me \'të dhënat personale dhe sigurinë e kapitalit.\"

China CITIC Bank njoftoi të martën se ishte bërë partner i Tencent dhe Alipay, për të lëshuar karta krediti elektronike me synim bërjen e pagesave me anë të skanimit të barkodit QR.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)