Banka qendrore e Kinës me kapitalet më të mëdha në botë
Pekin, 25 prill - Sipas të dhënave të publikuara ditët e fundit nga banka qendrore kineze, Banka Popullore e Kinës, deri në fundin e shkurtit të sivjetshëm kapitalet e përgjithshme të kësaj banke arritën në 2.8 trilionë juanë, duke ia kaluar Rezervës Federale Amerikane e Bankës Qendrore Evropiane dhe duke zënë kështu vendin e parë në botë.
Nga të dhënat del se, gjatë pesë vjetëve të kaluar, kapitalet e përgjithshme të Bankës Popullore të Kinës, duke përfshirë edhe valutën, arin monetar dhe bonot qeveritare, janë rritur në masën 119 %.
Në një raport të Bankës \"Standard Chartered\" të publikuar së fundmi thuhet se ofruesi kryesor i likuiditeteve në botë është pikërisht banka qendrore e Kinës.