Banka Qendrore e Britanisë rrit normat e interesit në 0,25 për qind
Londër, 17 dhjetor - Banka e Anglisë që është Banka Qendrore e Britanisë, ka rritur normat e interesit në 0,25 për qind, një rritje për 0,15 pikë përqindjeje, që ndodh për herë të parë në më shumë se tre vite.
Komiteti i Politikës Monetare votoi 8-1 në favor të rritjes, nga 0,1 për qind sa ishte paraprakisht, që ishte niveli historikisht më i ulët.
Duke përmendur shqetësimet rreth variantit Omicron të koronavirusit, nga banka thonë se "masat shtesë do të ulin PBB në dhjetor dhe në tremujorin e parë të vitit 2022".
Nga banka gjithashtu thanë se presioni në rritje mbi inflacionin pritet të zhduket me kalimin e kohës, pasi të lehtësohet ndërprerja në furnizime, të ribalancohet kërkesa globale tek mallrat dhe shërbimet, si dhe të ndërpritet rritja e çmimeve në sektorin energjetik.
"Është projektuar që inflacioni të zvogëlohet materialisht nga gjysma e dytë të vitit të ardhshëm", thuhet në njoftim.