Banka Qendrore britanike ul normën e interesit
Londër, 5 gusht - Banka qendrore britanike ka ulur normën e interesit nga 0.5% në 0.25%, ndërkohë që vendi po kërkon stimuj për zgjerimin ekonomik pas votimit historik për t\'u larguar nga Bashkimi Europian.
Kjo është hera e parë në 7 vjet që banka shënon një normë më të ulët se 0.5 për qind, prej marsit të 2009-s.
Në të njejtën kohë, banka uli gjithashtu parashikimet për rritjen e vitit tjetër në 0.8 për qind dhe shkalla e papunësisë do të rritet në 5.4 për qind.