Banka Qendrore Britanike paralajmëron rreziqet e daljes nga BE
Londër, 13 maj - Kreu i Bankës Qendrore Britanike, Mark Carney ka bërë të ditur se nëse del nga BE-ja, vendi do të përballet me ngadalësimin e rritjes ekonomike, zhvlerësimin e Paundit, rritjen e papunësisë etj.
Banka Qendrore Britanike ka ulur objektivin e rritjes ekonomike në vend për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Më 23 qershor në Britaninë e Madhe do të zhvillohet referendumi për \"daljen nga BE-ja\". Sipas sondazheve, qëndrimi i shumë britanikëve ndaj referendumit është i paqartë.