19 Nëntor 2024

Banka Qendrore amerikane do të ul mbështetjen tek ekonomia

Washington, 12 shkurt - Shefja e re e Bankës Qendrore amerikane thotë se hartuesit e politikave të Bankës ka mundësi ta ulin mbështetjen e tyre të drejtpërdrejtë për ekonominë amerikane në muajt e ardhshëm, në qoftë se ekonomia vazhdon rritjen.
 
Kryetarja e Rezervës Federale, Janet Yellen, tha sot se Banka ka mundësi që të vazhdojë të pakësojë blerjen e letrave me vlerë prej miliarda dollarësh, \"në hapat e matura që do të ndërmarrë më tej\", por ende nuk ka vendosur një afat kohor.

Rezerva Federale e ka ulur tashmë blerjen e letrave me vlerë nga 85 miliard në 65 miliard dollarë në muaj.
 
Zonja Yellen i ofroi idetë e saj në dëshminë përpara Kongresit, e para për të që kur filloi punën në këtë post.

Ajo është gruaja e parë që kryeson Bankën Qendrore amerikane ose Rezervën Federale, siç njihet ky institucion me një histori 100 vjeçare.
 
Ajo tha se pret që në politikat e Bankës Qendrore të ketë mjaft vazhdimësi, që kur ajo i zuri vendin kryetarit të mëparshëm të Bankës Ben Bernanke në fillim të këtij muaji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)