29 Dhjetor 2024

Banka Qendre Evropiane: frika ndaj inflacionit është pa bazë

Bruksel,  13 maj - Banka Qendrore Evropiane ka hedhur poshtë si të pabaza zërat që shprehin frikë për rritje të inflacionit për shkak të paketës së shpëtimit në mbështetje të euros.

Banka Qendrore Evropiane nuk do të kthehet tani në një prodhuese bankënotash, siguroi presidenti i Bankës me qendër në Frankfurt, Jean-Claude Trichet.

Të gjitha paratë që banka u vë në dispozicion vendeve të zhytura thellë në borxhe, do t'i tërheqë përsëri.

Banka Qendrore Evropiane kishte njoftuar më parë se do të blinte bono thesari të vendeve në vështirësi si Greqia, për t'u krijuar atyre hapësirë veprimi financiar.

Me këtë ndërhyrje Banka Qendrore shton të paktën në periudhë afatshkurtër në Eurozonë sasinë e parave në qarkullim dhe kështu edhe rrezikun për inflacion. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)