Banka ProCredit mbyll disa degë e zyra nëpër qytete!
Prishtinë, 9 gusht - Edhe për kundër afarizmit të suksesshëm Banka ProCredit ka mbyllur disa nga degët e saj në disa qytete të mëdha e qyteza, ku nga tereni shihet sa janë mbyllur disa pika.
Kohë më parë gjatë qëndrimit në Dragash, pamë se në qendër të kësaj qyteze përball komunës ishte mbyllur dega e kësaj banke. Qytetarët e kësaj komune të vogël dhe të largët u shprehen të zhgënjyer me mbylljen e kësaj banke. Ata tregojnë se pos në bankomat, për shërbime tjera detyrohen të udhëtojnë në Prizren për të kryer shërbimet.
Edhe nga Malisheva tregojnë se pika e kësaj dege është mbyllur muajin e kaluar gjë që konsumatorët e kësaj banke detyrohen që për shërbime tia mësyjnë Prizrenit apo ndonjë komune tjetër të madhe.
Po ashtu pika në qendër të Prishtinës që ishte përballë Gjykatës Supreme ka kohë që është mbyllur.
Derisa nga Prizreni tregojnë se janë mbyllur dy degë, njëra që ishte në hyrje të qytetit në lagjen Bazhdarane dhe tjetra afër Qendrës për Punë Sociale apo hotel Prizrenit.
Edhe në Gjilan, janë mbyllur pika tek rruga e Prishtinës, dhe ajo te parku i qytetit.
Burimet jo zyrtare tregojnë se muajin e shkuar banka ProCredit ka mbyllur gjashtë pika të saj në Dragash, ajo në Malishevë, në kryeqytet është mbyllur pika në qendër e pika tjera.
Po ashtu nga terreni burimet e Toskanapress.info, tregojnë se kjo bankë ka zvogëluar edhe stafin e saj ku dhe kohë më parë nga puna ishin larguar dhjetëra punonjës.
Zyrtarët e bankës ProCredit jo zyrtarisht kanë treguar se janë mbyllur disa pika pasi që teknologjia e bankomatëve kryen shumë shërbime dhe në vend të punonjësve në zyra, shërbimet kryhen nëpërmjet bankomatëve.
Edhe përkundër një kohe të gjatë të dërgimit të pyetjeve nga portali Toskanapress.info, lidhur me mbylljen e disa pikave, zyrtarët për media të bankës ProCredit na premtuan edhe përgjigje zyrtare, por të cilat tash një kohë nuk u kthyen asnjëherë.
Fotoja në ballin, tregon më së miri sesi është mbyllur dega e bankës ProCredit në qendër të Dragashit.