Banka Popullore e Kinës ul normën e interesit
Pekin, 1 mars - Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze deklaroi tështunën se duke filluar nga 1 marsi, do të ulë normën bazë të interesit të depozitimit njëvjeçar në 2.5% dhe atë të huadhënies prej 5.35%.
Kina uli normën bazë të interesit nëntorin e kaluar dhe pakësoi përqindjen e fondit të detyrueshëm si depozitë në fillim të këtij shkurti, me synim uljen e presionit të ndërmarrjeve në financim.
Ulja kësaj here e normës së interesit ka për qëllim që të ulë koston e financimit shoqëror dhe të krijojë një mjedis të mirë monetar për të nxitur ndryshimin e strukturës ekonomike.
Ky ndryshim është në përputhje me politikën e matur monetare të Kinës, theksohet në deklaratën për shtyp të Bankës Popullore të Kinës .