28 Prill 2025

Banka për Zhvillim e BRICS mund të themelohet në vitin 2015

Moskë, 19 prill - Banka për Zhvillim e vendeve anëtare të BRICS mund të themelohet brenda dy viteve. Ky opinion u shpreh nga Zëvendësministri rus i Financave të Rusisë, Sergei Storçak.

Në mars liderët e vendeve anëtare të BRICS morrën vendimin parimor për themelimin e Bankës për Zhvillim.

Siç pritet, parametrat e saj më të hollësishëm, duke përfshirë edhe shumën e kontributeve për kapitalin fillestar dhe vendin e selisë së Bankës, do të përcaktohen më vonë.

Në deklaratën përfundimtare të samitit thuhet se kontributi fillestar duhet të jetë i mjaftueshëm për financimin efektiv të projekteve infrastrukturore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)