Banka Nacionale e Zvicrës, 9 miliardë humbje
Bernë, 7 janar - Banka Nacionale Zvicrës ( SNB ), ka raportuar humbje prej rreth 9 miliardë frangash për shkak të humbjes së vlerës se rezervave të arit.
Rënia e vitit e kaluar e vlerës së arit do ndikojë këtë vit edhe në financat publike të Zvicrës .
Nga rënia e vitit të kaluar të vlerës së rezervave të arit të Bankës Nacionale të Zvicrës ( SNB ) do të preken edhe qeveria federale dhe kantonet.
Për buxhetin e vitit 2014 Qeveria e Zvicrës ka llogaritur 333 milionë franga nga Banka Nacionale. Për shkak se kjo vlerë tashmë nuk vjen në konsiderim atëherë shteti llogarit në një deficit prej 212 milionë frangash.
Sipas një njoftimi të së hënës nga Bankës Nacionale të Zvicrës ( SNB ), vitin e kaluar kishte regjistruar një humbje me afro 9 miliardë frangash zvicerane .
Humbjet e vlerësimit të rezervave e arit janë duke shkaktuar një vrimë humbjesh prej rreth 15 miliardë frangash .
Ndërkohë pozicioni i valutave të huaja ka realizuar fitim prej 3 miliardë frangash.