Banka mbretërore e Skocisë shkurton 3500 vende pune
Londër, 13 janar - Banka mbretërore e Skocisë (RBS) që është një nga bankat më të madhe të Britanisë, së shpejti do të largojë nga puna 3500 punonjës.
Kjo bankë e cila në vitin 2008 ishte në prag të falimentimit të plotë, shpëtoi në saje të ndihmës 45 miliardë paund të qeverisë angleze, ndërsa aktualisht 84 % e aksioneve të kësaj banke i takojnë qeverisë angleze.
Funksionarët e bankës RBS deklaruan se për reformimin e strukturës operative të kësaj banke do të dëbojë nga puna 3500 punonjës.