Banka Lloyds parashikon rritjen e papunësisë në Angli
Londër, 26 shkurt - Banka angleze Lloyds ka parashikuar se rritja e papunësisë në vitin 2013 do të arrijë në 9 për qind.
Banka angleze në një deklaratë është shprehur se "Duke mos ditur ecurinë e gjendjes ekonomike në Angli si dhe pasojat nga kriza ekonomike e zonës euro, ka shumë mundësi që Anglia gjatë 6 mujorit të vitit 2013 të preket nga kriza e ndërsa gjatë 6 mujorit të dytë do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike".
Sipas parashikimit të Lloyds, norma e interesit e bankës angleze nuk do të ndryshojë me 5 për qind deri në vitin 2013.