Banka Kombëtare e Greqisë, plan për largimin e 2000 punonjësve
Athinë, 21 dhjetor - Banka Kombëtare e Greqisë (NBG Bank), më e madhja në vend, ka shpallur një plan për daljen vullnetare në pension të 2 000 punonjësve të saj në të gjithë vendin duke filluar nga sot.
\'\'Ky projekt prek 15 për qind të punonjësve të agjencive të NBG Bank në Greqi\'\', mësohet nga burime të brendshme të bankës.
\"Vlera në total e këtij projekti arrin rreth 160 milionë euro dhe më pas do t\'i japë bankës mundësinë që të kursejë 120 milionë euro çdo vit\", shpjegohet në një konferencë të NBG-së.
Katër bankat kryesore të Greqisë, NBG Bank, Banka e Pireut, Alpha Bank dhe Eurobank, së fundmi kanë pasur një rikapitalizim falë një borxhi që i është dhënë vendit nga kreditorët e tij ndërkombëtarë BE-ja dhe
FMN-ja, që ka si synim të ndihmojë Greqinë që t\'i bëjë ballë krizës së borxhit.
\'\'Plani i daljes vullnetare në pension prek gjithashtu edhe punonjësit e filialeve \"Probank\" dhe FBB-në\'\', sipas të njëjtave burime.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2013, NBG Bank arriti një përfitim prej 262 milion eurosh kundrejt një humbjeje prej 2,5 miliardë euro gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2012.
Banka ia atribuon rezultatet pozitive uljes së shpenzimeve që ka kryer në aktivitetet e saj si në Greqi dhe në Evropën Juglindore, gjë që kompenson rritjen e shpenzimeve në tregun turk.