Banka Kombëtare e Greqisë grumbullon kapital të mjaftueshëm
Athinë, 15 qershor - Banka Kombëtare e Greqisë (NBG), bëri të ditur se ka arritur të grumbullojë kapital të mjaftueshëm për të shmangur nacionalizimin e saj.
Kjo është banka e dytë që ka arritur ta realizojë këtë pjesë.
Pesëdhjetë miliardë euro nga borxhi ndërkombëtar për Greqinë janë dedikuar për sektorin bankar.
Për të shmangur nacionalizimin, bankat duhet të mbledhin 10 për qind nga kapitali i nevojshëm nga investitorët privatë.
Shuma e mbetur do të mbulohet nga fondi për shpëtim nga huaja ndërkombëtare.
Nga katër bankat kryesore në Greqi, \'\'Alfa bank\'\' ka shmangur nacionalizimin, ndërsa \'\'Eurobank\'\' nuk pati sukses.
Në vijim është rikapitalizimi i Bankës së Pireut.