Banka ING shkurton 7 mijë vende pune në Belgjikë
Bruksel, 4 tetor - Gjiganti bankar ING ka bërë të ditur se do të shkurtojë rreth një të tretën e vendeve të punës në Belgjikë, si dhe do të mbyllë gjysmën e degëve në vend.
Kjo masë është pjesë e ristrukturimit të saj global, ku pritet të shkurtojë 7 mijë vende punë në mbarë botën.
ING bëri të ditur se ky veprim do t\'i kursejë kompanisë mbi 1 miliard dollarë në vit për 5 vitet e ardhshme.
Megjithatë, shkurtimet në Belgjikë po përballen me kundërshtime të ashpra nga autoritetet e punës në vend.
\"Sapo zbuluam se Banka ING ka në plan të shkurtojë 3,150 vende pune në Belgjikë. Kjo është një katastrofë për punësimin. Qasja është skandaloze që një kompani që fiton miliarda shkurtoi sot mbi 3 mijë vende pune.\"