Banka grekoqipriote ulin normat e interesit

Nikozia, 25 prill - Banka Qendrore grekoqipriote theksoi sot se institucionet bankare të ishullit kishin pranuar reduktimin progresiv të normave të interesit, relativisht të larta për t'i dhënë më shumë ajër një ekonomie plotësisht në recesion.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Panicos Demetriades u takua me drejtuesit e bankave për të diskutuar në lidhje me një reduktim progresiv të normave të interesit në ishull, që do të përfitojë një plan shpëtimi.
"Në fund të takimit, që u zhvillua në një klimë të mirëkuptimit të përbashkët, guvernatori dhe përfaqësuesit e institucioneve financiare pranuan të aplikojnë propozimin për një reduktim progresiv të normave të interesit mbi depozitat duke nisur nga 1 maji", theksoi Banka Qendrore grekoqipriote në një komunikatë.