Banka Gjermane paralajmëron rritje rekord të kapitalit
Berlin, 13 shtator - Banka Gjermane - Deutsche Bank paralajmëroi rritjen më të madhe të kapitalit në historinë e saj.
Përmes lëshimit në qarkullim të aksioneve të reja institucioni më i madh bankar në Gjermani planifikon grumbullimin e 9,8 miliardë eurove.
Shefi i bankës Gjermane Josef Ackermann njoftoi se kështu do të financohet marrja e kontrollit të plotë mbi bankën Postbank.
Përveç kësaj Banka Gjermane planifikon forcimin e pjesës së kapitalit vetanak. Banka Gjermane është pjesëmarrëse me rreth 30 për qind në Postbank.