23 Dhjetor 2024

Banka Evropiane për Investime synon rritjen e mbështetjes financiare për Kosovën

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati takoi sot delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga Zëvendës- Presidentja Liliana Pavlova, në premisat qendrore të BEI në Luksemburg.

Ministri Murati vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Evropiane për Investime i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet se gjatë periudhës së pandemisë, BEI ka ndihmuar Kosovën me 70 milionë euro, në funksion të rimëkëmbjes së qëndrueshme pas situatës pandemike.

Zëvendës-Presidentja e BEI, Lilyana Pavlova e vlerësoi vizitën e delegacionit Kosovar dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës.

 Synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.

Ministri Murati gjatë këtij takimi tha se “Shteti i Kosovës është fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të pandemisë si dhe në ringjalljen ekonomike, andaj mirëpresim Planin Ekonomik dhe Investiv të BE-së i cili synon zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.

Si rezultat, të dy palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të konsolidojnë hapa të suksesshëm drejt agjendës së përbashkët të zhvillimit.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)