Banka e Zhvillimit BRICS mund të hapet në fund të vitit
Pekin, 18 maj - Banka e Zhvillimit BRICS mund të nisë veprimtarinë e saj para fundit të këtij viti.
Këtë e deklaroi zëvendësministri kinez i financave, Shi Yaobin, duke shtuar se anëtarësimi në këtë bankë nuk do të jetë i kufizuar për një grup prej 5 vendesh anëtare.
Mbledhja e parë e bordit të guvernatorëve të Bankës është caktuar për në fillim të korrikut, gjatë samitit të rradhës së BRICS-it në Rusi.
Liderë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut kanë bërë të ditur verën e kaluar planin për krijimin e bankës, me kapital fillestar 100 miliard dollarë amerikanë dhe seli në Shangai.