Banka e Vietnamit tërheqë klientë me birrë gjermane
Ky është i fundi nga një varg trukesh që institucionet financiare në Vietnam i zbatojnë për të tërhequr klientë.
Western bank ka filluar me promovim nacional, duke ofruar një fuçi të madhe me birrë të importuar nga Gjermania për çdo depozit mujor prej së paku 385 dollarësh.
Gjatë ditëve para vitit të ri të Vietnamit që tradicionalisht shënohet në shkurt, kërkesa e parave rritet, ndaj kështu edhe bankat në atë kohë i paguajnë bonuset për fundin e vitit.
Banka konsideron se në këtë mënyrë do të tërheqë kursimtarë, meqë në pjesët tropikale të vendit ekziston tradita për pirjen e birrës, e vendosur që nga kolonizimi francez nga fundi i shekullit 19.
Ndonëse në tregun e Vietnamit dominojnë brende vendore, ngritja e standardit jetësor u lejon banorëve të shijojnë edhe lloje të huaja të birrës.