Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike të ulët
Tiranë, 22 nëntor - Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2013 do të jetë nën potencialin që ka, ndërsa presionet e inflacionit do të vazhdojnë të qëndrojnë të ulëta, thotë një raport i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë.
Gjatë tremujorit të tretë inflacioni arriti në 1.5 për qind ndërsa rritja ekonomike qëndroi e pandryshuar në 1.1 për qind.
Sipas vëzhguesve të tregut, kërkesa e brendshme \"ka mbetur i dobët, burimet e të ardhurave nuk po rriten, ndërsa burimet financiare mbetën të pakta pasi individët e konsiderojnë të pasigurtë të ardhmen.\"
Nga a ana tjetër, stimuli fiskal i cili ka qenë një faktor domethënës për ekonominë shqiptare gjatë viteve të krizës, është e prirur të dobësohet pas rritjes së borxhit publik në 70 për qind të PBB-së.
Kërkesa e jahtme, e cila e ka ndihmuar më parë ekonominë, pritet gjithashtu që të jetë e dobët këtë vit