27 Prill 2025

Banka e Shqipërisë: Nuk munden te hapen 200 mijë vende pune

Tiranë, 2 prill - Banka e Shqipërisë rrëzon deklaratat e kryeministrit për hapjen e 200 mijë vendeve pune në pesë vitet e fundit.

Në Shqipëri jo vetëm nuk janë punësuar 200 mijë persona. por kanë humbur vendin e punës 51 600 shqiptarë.

Shifra është bërë publike në raportin e Bankës së Shqipërisë, “Disa tregues të Ekonomisë në vite”, i cili mban firmën e guvernatorit Ardian Fullani.

Rritja e papunësisë është konfirmuar edhe në raportet periodike të Institutit të Statistikave, i cili ka pasqyruar trendin rritës të nivelit të papunësisë.

Në raport analizohen disa prej treguesve kryesore të ekonomisë, siç është papunësia e cila në vitin 2008 ishte 12. 7 % dhe në vitin 2012 arriti në 13. 3 %, Prodhimi i Brendshëm me 7. 5 %, ndërsa në vitin 2012 vetëm me 1. 6 % dhe të ardhurat buxhetore, të cilat në vitin 2008 ishin 26. 7 % e GDP-së, në vitin 2012 ranë në 24. 4 % të prodhimit të brendshëm bruto.

Faktorët që kanë sjellë rritjen e papunësisë janë ndikimi i krizës ekonomike globale në vend, si dhe tkurrja e investimeve të huaja dhe e investimeve të brendshme.

Shqiptarët janë orientuar drejt kursimit për shkak të pasigurisë ekonomike dhe zhvillimit të saj nën potenciale. Për çlirimin e ekonomisë konsumi duhet të rritet me të njëjtat ritme, siç rriten të ardhurat e disponueshme.

Sipas ekspertëve, nëse kursimet rriten me ritme më të larta se të ardhurat e disponueshme,, do të thotë që kursimi është i tepruar dhe jep efekte negative në ekonomi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)