Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit
Tiranë, 30 prill - Banka e Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, që mbetet në nivelin 3.75 për qind.
Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, bëri publik vendimin më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH ndërkohë që bëri apel për mbajtjen nën kontroll të deficitit dhe borxhit publik.
Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe kontrollin e deficit dhe borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshëm për ekonominë shqiptare. Borxhi duhet të reduktohet në nivel të besueshëm, efektiv e transparent- tha ai.