Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave
Tiranë, 13 qershor - Në vjeshtën e këtij viti Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave, dhe të parat do të jenë prerjet 200 dhe 5 mijë lekë. Gradualisht serija e re do të përfshije të gjitha kartëmonedhat.
Virjon Lalollari, Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqiperise thotë në një intervistë për Top Channel se seria aktuale ka më shumë se 20 vite, ndërkohë që prerjet e reja do të ruajnë të njëtën tematike por të ridizenjuar por dhe ajo që është më e rëndësishme është se rriten elementët e sigurisë.
Lalollari shprehet më tej se: “Seria e re e kartëmonedhave ndryshon me serinë aktuale që kemi në katër fusha kryesore. Në fushën e elementeve të sigurisë. Përmirësimi i elementëve të sigurisë dhe industria bankare ka bërë të mundur që të prodhojë mjaft të sofistikuar dhe shumë të vështirë për tu falsifikuar. E dyta ka të bëjë me fushën e diznejimit, edhe dizenjimi i kartëmonedhave ka pësuar ndryshime shumë të mëdha, industra e prodhimit të kartëmonedhave, me paraqitjen estetike të tematikës që ne kemi duke i shtuar asaj elemente të rinj në fushën e përdorimit të kartëmonedhave, mirëmbatjes dhe jetë gjatësisë së saj- tha Lalollari.
Skicat mbahen sekret nga Banka e Shqipërisë për arsye sigurie, ndërkohë që prerjet kanë nisur shtypjen jashtë shtetit. Publikut do ti prezantohen nga banka përmes eventeve të posaçme.
Virjon Lalollari thotë se kartëmonedhat që plafikohen për t’u futur në qarkullim këtë vit mendohet nga vjeshta sepse janë në poces prodhimi për momentin. Nuk mund të japim më shumë detaje, para daljes në qarkullim. Banka do organizojë evente ku kartonedhat do ti prezantohen publikut, dhe atyre që do ti përdorin.
Ndërkohë në planet e Bankës së Shqipërisë është që vitin tjetër të fusë në qarkullim për herë të parë prejen e kartëmonedhës. 10 mijë leke, e cila do të jetë më e madhja që përdoret në Shqipëri. Tematika do jetë himni kombëtar dhe figura e Asdreni.