Banka e Shqipërisë dhe FMN për vendosjen e një rregulli fiskal
Tiranë, 26 shtator - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, tha të mërkurën se \'\'gjatë diskutimeve me delegacionin e FMN-së janë ndarë mendime të njëjta për perspektivat e ekonomisë shqiptare dhe për domosdoshmërinë e vendosjes së një rregulli fiskal\".
Të premten misioni i FMN-së do të dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Takimi i përfaqësuesve të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar me ekspertët e Bankës Qendrore vjen pas takimet më drejtuesit e drejtorive kryesore të dikasterit të Financave, ku është diskutuar më gjerësisht mbi strukturën e borxhit të brendshëm, që përfshin edhe faturat e papaguara për kompanitë e ndërtimit, por edhe të shërbimeve.
Gjithashtu është diskutuar mbi treguesit e buxhetit 2013 deri më tani, ndryshimet që pritet t\'u bëhen treguesve fiskalë të këtij buxheti dhe objektivat e hartimit të projekt-buxhetit 2014.