16 Janar 2025

Banka e Rusisë do të emetojë një monedhë prej ari me peshë 1 kg

Moskë, 23 janar - Banka Qendrore e Rusisë më 23 janar do të hedhë në qarkullim një monedhë ari me vlerë 10.000 rubla dhe me peshë 1 kg.

Monedha do të ketë formën e një rrethi me diametër 10 cm. Në njërën anë të saj do të jetë gdhendur shqiponja dykrenare, ndërsa në anën e kundërt - përfaqësuesit e llojeve të ndryshme të sportit: futbollit, basketbollit, volejbollit, gjimnastikës artistike, hokejit në bar, hedhjes në ujë nga trampolina, atletikës dhe kanotazhit.

Monedha emetohet në kuadër të serisë \"Universiada Verore Botërore e XXVII e vitit 2013 në Kazan\". Në qarkullim do të hidhen 100 monedha të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)