28 Prill 2025

Banka e Qipros kthen depozitat në kapital

Nikozia, 30 prill - Kredhidhënësja më e madhe në vend, Banka e Qipros ka bërë ditur të hënën se përfundoi konvertimin e depozitave të pasiguruara në kapital.

Konvertimi erdhi pas një marrëveshjeje me Eurogrupin për të siguruar rikapitalizimin e bankës, në këmbim të ndihmës financiare, në vlerën e 10 miliardë eurove.

Nën mbikqyrjen e Bankës Qendrore të Qipros u përfundua procesi për 37.5% të depozitave me mbi 100 mijë euro, që do të thotë se këta depozitues tashmë janë pronarët e rinj të bankës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)