Banka e Kinës hap degë në Beograd
Beograd, 22 janar - Banka e Kinës hapi degën e saj në Serbi, duke u bërë banka e parë kineze që fillon aktivitetin në vend.
Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka qenë veçanërisht bashkëpunues për të ndihmuar hapjen e degës së parë.
Drejtues të lartë të Bankës së Kinës thonë se hapja e degës në Beograd është një hap i rëndësishëm për të përmbushur kërkesat në rritje të bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Kinës.
Hapja e degës së Bankës së Kinës vjen vetëm pak ditë pasi Kina dhe Serbia krijuan një program të përbashkët pa viza afatshkurtra, që u lejon vizitorëve që qëndrojnë në vendet respektive për 30 ditë.