Banka e Japonisë vë më shumë para në dispozicion
Tokio, 30 gusht - Në luftën kundër rritjes së lartë të Yen-it dhe deflacionit, Japonia ka lehtësuar edhe më tej politikën e saj monetare.
Banka kombëtare në Tokio vendosi që të hedhë në tregun financiar edhe dhjetë bilionë Yen të tjerë me një normë interesi vetëm prej 0,1 për qind.
Programi i kredive do të rritet me këtë në gjithsej 30 bilionë Yen (përafërsisht 275 miliardë euro).
Hapa më të ashpër janë rezervuar në rast se paraqiten shenja të qarta për një ngadalësim të ekonomisë, thuhet pas një takimi krize.
Yen-i kishte arritur kohët e fundit në lartësinë e dollarit dhe me këtë rëndoi ekonominë e Japonisë të orientuar nga eksporti.