Banka e Iranit kërkon dëmshpërblim nga Anglia
Londër, 20 janar - Banka Mel-let e Iranit ka njoftuar se për shkak të sanksioneve që janë ushtruar ndaj kësaj banke, do të kërkojë dëmshpërblim nga Anglia në Gjykatën Ndërkombëtare.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se Sarush Zajval, avokat i Bankës Mel-let të Iranit, ka deklaruar se kjo është për herë të parë që një ankesë e Iranit në lidhje me sanksionet paraqitët në formë të një aktakuze në Evropë për të kërkuar dëmshpërblimi. Banka Mel-let e Iranit me këtë rast ka kërkuar një dëmshpërblim prej Anglisë në vlerë prej 500 milionë funta.
Gjykata e Lartë e Anglisë me anë të një vendimi ka vlerësuar se sanksionet e zbatuar kundër kësaj banke iraniane kanë qenë të paarsyeshme, prandaj ka dhënë urdhër për heqjen e menjëhershme të tyre.
Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Anglisë është marrë pas vendimit të Gjykatës Publike të BE në vitin e kaluar ku autoritetit të BE nuk arritën të paraqesin ndonjë dëshmi bindëse në bazë të të cilës do të dëshmohej se Banka Mel-let e Iranit kishte rol në zhvillimin e programeve atomike të Iranit.
Qeveria e Anglisë që nga viti 2009 ka vënë sanksione kundër Bankës Mel-let të Iranit me pretekst se kjo bankë ka rol në transferimin e parave të lidhura me programet atomike të Iranit.