Banka e falimentuar HRE merr garanci të reja miliardëshe
Mynih, 11 shtator - Banka e rrezikuar nga falimentimi e pasurive të patundshme Hypo Real Estate me qendër në Mynih, merr garanci të tjera shtetërore me vlerë 40 miliardë euro.
Siç bëri të ditur Fondi për shpëtimin e bankave Soffin në Franfkurt, me këtë do të shmanget ngushtica në likuiditet te HRE-ja dhe do të bëhet i mundur starti i një të ashtuquajture bad bank, në të cilën instituti kreditues do të depozitojë letra të rrezikshme me vlerë prej 180 miliardë eurosh.
Sipas Soffin-it vëllimi i përgjithshëm i garancive shtetërore për HRE-në arrin tashmë 142 miliardë euro.