Banka e Azisë ndihmon monedhën kazake
Astana, 21 gusht - Banka për Zhvillim e Azisë ka ndarë një miliard dollarë kredi për Kazakistanin, pasi monedha e tij, tenge, ka humbur gati çerekun e vlerës kundrejt dollarit, duke përhapur panik në rajon.
Banka aziatike ka bërë publik lajmin një ditë pasi monedha kazake ka shënuar rënie rekord prej 23 përqind.
Dobësimi i saj ka shqetësuar Azinë qendrore.
Në Kirgizi dhe Taxhikistan, ku Kazakistani është partneri më i rëndëishëm tregtar, dollari është rritur për 5-6 për qind, të premten.