02 Nëntor 2024

Banka e Anglisë ul normën e interesit për të mbështetur bizneset

Londër, 12 mars - Banka e Anglisë (BoE) sot ndërmori masa për të ndihmuar bizneset dhe familjet në Britani të Madhe për të tejkaluar pengesat e mundshme ekonomike për shkak të koronavirusit.

Në një takim të veçantë, Komiteti i Politikës Monetare të Bankës (MPC) vendosi të ul normën e saj bankare me 50 pikë bazë në 0.25 për qind nga 0.75 për qind, për herë të parë që nga gushti i vitit 2016.

BoE prezantoi një skemë të re të financimit stimulues shtesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të financuara nga rezervat e Bankës qendrore.

Komiteti votoi unanimisht për të ruajtur aksionet e blerjeve të bonove të qeverisë britanike, të financuara nga rezervat e bankës qendrore, me 435 miliardë paund (562 miliardë dollarë).

Masa synon të mbajë firmat në biznes dhe njerëzit në punë dhe të ndihmojë në parandalimin e një ndërprerjeje të përkohshme që mund të shkaktojë një dëm ekonomik afatgjatë.

Javën e kaluar, duke potencuar rritjen e rrezikut për shkak të virusit, Rezerva Federale e SHBA-së uli normën e saj të interesit me 50 pikë bazë në normën 1-1,25, ulja më e madhe që nga kriza financiare e vitit 2008.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)