Banka e Anglisë rrit normën e interesit
Londër, 3 nëntor - Banka e Anglisë ka bërë të ditur së ka rrit normën bazë të interesit me 25 pikë bazë duke e çuar në 0.5%, për herë të parë që nga korriku i vitit 2007.
Përmes një deklarate banka qendrore thotë se në vitet e ardhshme ekonomia do të ketë rritje të ulët për shkak të pakësimit të të ardhurave familjare dhe mos rritjes së konsumimit.
Por nga ana tjetër tregtia do të përkrahet nga hapja ndaj tregut global dhe ulja e vlerës së paundit britanik.
Investimet tregtare do të ndikohen nga "largimi nga BE-ja", por nga kërkesa e fortë globale, aftësia e fitimit tregtar, kostoja e ulët financiare dhe investimet do të ruajë prirjen e rritjes së ngadaltë.
Në gushtin e vitit të kaluar, pas referendumit për shkëputje nga BE-ja, banka qendrore vendosi ta ulë normën bazë të interesit nga 0.5% deri në 0.25%.
Sipas të dhënave të reja të publikuar nga Byroja e Statistikave e Britanisë, përqindja e inflacionit gjatë shtatorit ishte 3%.