Banka e Anglisë: Greqia falimenton brenda 5 vjetësh
Londër, 7 dhjetor - Banka e Anglisë, në një raport të saj ka bërë të ditur se Greqia do të falimentojë brenda pesë vjetësh, për shkak të borxheve të mëdha që ajo ka.
Sipas raportit të Bankës, mundësitë që shteti helen të falimentojë brenda kësaj periudhe kohore janë 100%.
Bank of England ka bërë parashikimin e saj edhe për Portugalinë, ku ka përcaktuar se mundësia që vendi të shkojë drejt falimentimit është 60%.
Ndërkaq, parashikimi për Irlandën dhe Italinë ka qenë më i përmbajtur, ku mundësitë për të falimentuar brenda pesë vjetësh kanë qenë përkatësisht 50% dhe 40%.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Anglisë, Mervin King është shprehur se këto përfundime nuk janë një teori e zhvilluar nga institucioni që ai drejton, por janë llogaritur në bazë të ndikimit në çmimet e tregut në vendet e përfshira nga kriza e borxhit.