18 Nëntor 2024

Banka e Amerikës gjobitet me 17 miliardë dollarë

Washington, 22 gusht - Një nga bankat më të mëdha në SHBA, Bank of America do të paguajë  një gjobë rekord prej 17 miliardë dollarësh, për shkak të kredive të këqija që ka dhënë për blerje shtëpish, një element që çoi krahas faktorëve të tjerë në recesionin botëror.

Kjo është gjoba më e madhe e vënë ndonjëherë nga qeveria amerikane për të zgjidhur mosmarrëveshjen ligjore me një korporatë private.

Ajo u njoftua sot nga Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, i cili tha se Banka e Amerikës ishte e angazhuar në skemat mashtruese për të bindur  investitorët të blinin kredi të këqija.

Qeveria u ka vënë tashmë gjoba me një shumë të përgjithshme prej 20 miliardë dollarësh dy bankave të tjera të mëdha, JPMorgan Chase dhe Citigroup.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)