Banka Botërore vazhdon ta përkrah Kosovën
Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në vizitë Drejtoreshë e Bankës Botërore për Kosovë dhe Evropën Juglindore, Jane Armitage dhe Shefin e zyrës se Bankës Botërore në Kosove, Jan-Peter Olters.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, e në veçanti ecurinë e projekteve të implementuara nga Banka Botërore në Kosovë.
Ministri Bedri Hamza duke falënderuar drejtoreshën Jane Armitage për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Bankës Botërore, ai shprehi përkushtimin e Ministrisë së Financave për mbështetjen maksimale të projekteve të Bankës Botërore, si dhe koordinimin e tyre me qëllim të implementimit të suksesshëm të tyre.
Ministri Hamza, gjithashtu shfrytëzoi rastin që edhe një herë të falënderoi Bankën Botërore për ndihëm e deritanishme financiare që i kanë dhënë Kosovën, si dhe për përkrahjen e shumë projekteve me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit.
Ndërsa, Drejtoresha e Bankës Botërore për Kosovë dhe Evropën Juglindore, Jane Armitage tha se Fakti se Kosova ka arritur të dalë nga kriza e eurozonës me financa publike shumë më të mira dhe me shkallë më të lartë të rritjes se sa vendet fqinje është një dëshmi për menaxhimin e fuqishëm nga ana e Ministrisë së Financave të situatës makro-fiskale të vendit gjatë vitit të kaluar.
Ajo gjithashtu shtoi se Ju inkurajojmë që të fokusoni përpjekjet në përmirësimin e mëtutjeshëm dhe në forcimin e implementimit të portofolit të projekteve të financuara nga Banka Botërore, një sfidë kyçe dhe prioritet ky për vitin e ardhshëm.