Banka Botërore vazhdon bashkëpunimin me ATK-në
Prishtinë, 4 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri priti në takim përfaqësuesin e Bankës Botërore z. Olasupo Olusi me ekipin e tij.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë e mbështetjes së ATK-së, në aspektin profesional duke ofruar mbështetjen në fuqizimin e njësive të reja, në funksion të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë.
Posaçërisht, me interes të veçantë është mbështetja për Njësinë e Transferit të Çmimeve, marrëveshja për eliminimi e tatimit të dyfishtë, si dhe zhvillimet strategjike me zhvillimin e studimeve në mbështetje të të dhënave, për të hyrat tatimore në sektor të caktuar dhe trendët e tyre rritëse.
Përfaqësuesi i Bankës Botërorë Olusi ka shprehur gatishmëri për realizimin e një studimi- raporti për produktivitetin e bizneseve dhe monitorimin e indikatorëve, të cilët ndikojnë në rritjen ekonomike.
Ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe do të intensifikohet më tutje.