Banka Botërore ul parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze
Pekin, 13 prill - Sipas një raporti të publikuar më 12 prill nga Banka Botërore, rritja e ekonomisë kineze në vitin 2012 do të jetë 8.2 %, pak më e ulët se parashikimi i mëparshëm.
Në raport shprehet mendimi se ekonomia kineze ndodhet në një periudhë rritjeje më të ngadaltë, por Kina ka hapësira të mëdha për politika për përballimin e rreziqeve të ngadalësimit.
Në raport thuhet se dobësimi i rregullt i ekonomisë së vet është problemi kryesor para të cilit ndodhet Kina. Parashikohet se, nga një këndvështrim afatgjatë, rreziku kryesor është arritja e zhvillimit të vazhdueshëm pas ngadalësimit.
Sipas raportit, që nga fundi i vitit të kaluar dobësimi i kërkesës së jashtme dhe shtrëngesat e brendshme janë bërë më të dukshme, kështu që ritmet e rritjes së ekonomisë kineze në vitin 2012 do të ulen.