16 Nëntor 2024

Banka Botërore ul parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore

Washington, 11 qershor - Banka Botërore e uli të mërkurën vlerësimin për rritjen e ekonomisë botërore sivjet nga 3 në 2.8 për qind, ndërsa ekonomitë në zhvillim përballen me një varg sfidash.

Sipas raportit të fundit \"Perspektiva ekonomike globale\", vendet me të ardhura të lartë parashikohet të kenë një rritje 2 për qind këtë vit, 0.2 pikë përqindje më pak se vlerësimi i saj i fundit në janar. Vendet në zhvillim tani parashikohet të rriten me 4.4 për qind, me një ulje 0.4 pikë përqindjeje.

Ekonomia amerikane pritet të rritet 2.7 për qind, Eurozona 1,5 për qind dhe ekonomia kineze 7.1 për qind.

\"Vendet në zhvillim përballen me një sërë sfidash të ashpra në vitin 2015, duke përfshirë edhe perspektivën e kostove të larta të huamarrjes, si edhe përshtatjen me një periudhë të re çmimesh të ulëta të naftës dhe mallrave të tjera të rëndësishme, duke çuar në një rritje zhgënjyese ekonomike sivjet për të katërtin vit radhazi,\" thuhet në raport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)