Banka Botërore: Rritja e çmimit kërcënon miliona njerëz
Washington, 15 prill - Banka Botërore paralajmëroi se rritja e çmimeve të ushqimeve, e ndikuar pjesërisht edhe nga shtrenjtimi i karburanteve, po zhyt me miliona njerëz në të gjithë botën në varfëri ekstreme.
Në total, ushqimet janë 36% më të shtrenjta se një vit më parë dhe problemet në Lindjen e Mesme e Afrikën Veriore po nxisin presionet për rritje të reja.
Si rrjedhojë e kësaj rritje, 44 milion persona më shumë janë përfshirë në listën e varfërisë ekstreme që prej qershorit.
Një tjetër rritje me 10% do të shtynte 10 milion njerëz të tjerë nën kuotën e varfërisë ekstreme, e cila llogaritet nga BB në 1,25 dollarë në ditë për person.
Një rritje e re me 30% do të rriste numrin e kësaj klase njerëzish me 34 milion më shumë. Sipas Bankës Botërore, 1,2 miliardë njerëz në të gjithë botën jetojnë nën kuotën e varfërisë ekstreme.