Banka Botërore prezanton raportin ekonomik për Ballkanin Perëndimor
Prishtinë, 16 nëntor - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë do të mbaj sot një konferencë për gazetarë ku do të prezentohet Raporti i Rregullt Ekonomik më i ri për Ballkanin Perëndimor.
Raporti për Kosovën dhe shtetet tjera të rajonit do të prezentohet nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, në Zyren e Bankës Botërore në Prishtinë.
E pranishme në konferencë do të jetë edhe Drejtoresha për Strategji dhe Operacione e Grupit të Bankës Botërore për Rajonin Evropë dhe Azi Qëndrore, Mariam Sherman.
Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore.