08 Nëntor 2024

Banka Botërore përgatit ciklin e ri të asistencës për Kosovën

Prishtinë, 17 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në punën e tij të re.  

“Kemi instaluar traditë të bashkëpunimit të mirë në mes të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Bankës Botërore dhe është e mirëseardhur mundësia për të thelluar këtë bashkëpunim”, është shprehur presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, shefi i ri i Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i gëzuar me mundësinë që të punojë në Kosovë.

“Jemi duke përgatitur ciklin e ri të asistencës së Bankës Botërore”, ka thënë Mantovanelli, duke konfirmuar se do të vazhdohet përkrahja për shumicën e sektorëve, veçanërisht për bujqësinë, ujërat, shëndetësinë dhe teknologjinë informative.

Presidenti Thaçi e siguroi shefin e ri të Misionit të Bankës Botërore në Kosovë, se do të ketë mbështetjen e Zyrës së Presidentit për realizimin e projekteve të parapara për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)