Banka Botërore paralajmëron ulje ritmet e ekonomisë globale
Washington, 9 qershor - Banka Botërore (BB) ka rishikuar në ulje ecurinë e ekonomisë globale, me një rënie prej 0,5% kundrejt parashikimit të bërë në janar.
Në raportin mbi Prespektivat e Ekonomisë Globale, Banka Botërore bën të ditur se rritja e ekonomisë botërore parashikohet këtë vit në 2,4%, me një rënie prej 0,5% kundrejt parashikimit të bërë në janar.
Rënia e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare, por edhe ngadalësimi i tregtisë janë arsyet kryesore të rishikimit në ulje të rritjes ekonomike globale për 2016-n.
Përsa i përket Shqipërisë, BB-ja parashikon këtë vit rritje ekonomike 3,2%. Ekonomia shqiptare pritet të rritet më tej në vitet në vijim, respektivisht me 3,5% në 2017-n dhe 3,8% në vitin 2018.