Banka Botërore: paralajmëron rreziqe për ekonominë botërore

Washington, 14 janar - Ekonomia globale sërish do të mund të përballet me ditë të errëta të krizës nga viti 2008, të shoqëruara me ngadalësimin e rritjes dhe rritjen e çmimeve të prodhimeve, paralajmëroi Banka Botërore BB.
Ky institucion parasheh se viti 2011 do të jetë vit i ngadalësimit të ekonomisë globale , pas recesionit në vitin 2009 dhe rimëkëmbjes në vitin 2010.
Në raport thuhet se ekonomia botërore është rritur prej 3.9%, ku 50% të kontributit e kanë vendet në zhvillim. Për vitin 2011, thotë raporti, shpejtësia e rritjes ekonomike do të ulet në 3.3%.
Banka Botërore vëren gjithashtu se pjesa dërrmuese e vendeve në zhvillim kanë dalë nga kriza. Kina, mbetet ende epiqendra e aktivitetit ekonomik të Azisë Lindore dhe zonës së Paqësorit.
Por, raporti theksohen njëkohësisht, se ringjallja e disa tregjeve të reja ekonomike të Evropës dhe të Azisë Qendrore, si dhe të vendeve me të ardhura të larta është e përkohshme.