Banka Botërore ndihmon Ukrainën me 1.5 miliard dollarë
Kiev, 23 maj - Banka botërore ka konfirmuar dhënien e ndihmës së një miliard e 500 milion dollarëve Ukrainës për sigurimin financiar të tre tenderëve në këtë vend.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, qëllimi i këtij veprimi të bankës botërore që është ndërmarrë ditën e enjte, është kryerja e reformave të rëndësishme si dhe krijimi i infrastrukturës në Ukrainë.
Ky buxhet përbën një pjesë të paketës së premtuar me vlerën e 27 miliard dollarëve nga ana e BN për Ukrainën që po përpiqet të dal nga kriza e rëndë ekonomike dhe politike.