07 Nëntor 2024

Banka Botërore ndan 520 milionë dollarë për Afganistanin

Washington, 14 qershor - Banka Botërore ka deklaruar se i ka ndarë 520 milionë dollarë për Afganistanin. Kjo shumë është ndarë për projekte të rritjes së ekonomisë së këtij vendi, dhe për të mbështetur refugjatët afganë të kthyer nga Pakistani.

Banka bëri të ditur se gjashtë grante, duke përfshirë para nga donatorët si Danimarka, Gjermania dhe Japonia, do të ndihmojnë qeverinë afgane \"në një kohë të pasigurisë dhe kur rreziqet për ekonominë janë shumë të shprehura\".

Drejtori i bankës për Afganistan, Shubham Chaudhuri, ka thënë se Kabuli përballet me \"sfida të frikshme zhvillimore\" përkundër përmirësimit në reformimin e institucioneve qeveritare.

Që nga viti 2011, NATO-ja ka tërhequr trupat e saj nga Afganistani, duke shkaktuar një përkeqësim të situatës së sigurisë, e cila më pas ka nxitur pasiguri ekonomike dhe rritje më të ngadalshme, është thënë më tutje nga banka.

Banka tha se përmes këtij financimi do të ndihmojë Afganistanin për të përballuar një fluks të refugjatëve dhe duke zgjeruar mundësitë për të varfërit.

Fondet do të ndahen për strehim, ujë të pijshëm, ushqimin dhe mundësi afatshkurtëra të punës në projektet e punëve publike për refugjatët dhe banorët e tjerë afganë.

Banka për zhvillim me bazë në Uashington pret që rritja ekonomike në Afganistan të shënojë ngritje gjatë këtij viti, por jo aq sa për të ofruar vende të mjaftueshme të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)