15 Maj 2024

Banka Botërore miratoi një grant prej 23 milionë euro për Kosovën

Prishtinë, 4 maj - Prishtinë, 4 maj - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka aprovuar sot 23 milionë Euro grant për Operacionin e dytë të Programit për Politikën për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm (SEDPO-2).

Në njoftimin për media të Bankës Botërore thuhet se grante shtesë në vlerë prej 12.1 milion Euro to siguruara nga dhjetë donatorët dypalësh dhe shumëpalësh (Unioni Evropian, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra) si dhe 1.8 milionë dollarë amerikanë, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara, do të plotësojnë fondet e Bankës Botërore.

Operacioni mbështet reforma të rëndësishme të politikave për 1.8 milionë banorë të vendit, që synojnë përmirësime në mjedisin e biznesit për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja; fuqizimin e prokurimit dhe menaxhimit të financave publike për të rritur transparencën dhe llogaridhënien; fuqizimin e institucioneve të tregut të punës, për të ofruar shërbime të targetuara për personat e papunë dhe marrësit e asistencës sociale; rritjen e cilësisë dhe rëndësinë e institucioneve të arsimit profesional dhe konsolidimin e shërbimit civil të Kosovës. SEDPO-2 përbën një segment të rëndësishëm në Strategjinë e propozuar për Partneritet me Vendin (SPV) për Kosovën për 2012-15, të Grupit të Bankës Botërore, e cila fokusohet në rritjen gjithëpërfshirëse dhe gjenerimin e punësimit.

Fondet do të vihen në dispozicion pasi qeveria ka zbatuar reformat e dakorduara të politikave, të fokusuara në përmirësimin e transparencës, menaxhimin buxhetor dhe fiskal, si dhe punësim të qëndrueshëm.

Operacioni i parë i Programit për Politikën për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm (SEDPO-1) për Kosovën ishte në shumën 30.9 milionë dollarë amerikanë dhe është disbursuar më 30 dhjetor 2011. Fondet janë derdhur në Buxhetin e Kosovës, pas zbatimit të suksesshëm të reformave të fokusuara në punësim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)