Banka Botërore me 1 miliard dollarë ndihmon Kazakistanin
Washington, 12 tetor - Banka Botërore ka njoftuar se do ti japë Kazakistanit një hua prej më shumë se 1 miliard dollarëve, për ndërtimin e një rruge për në Kinë.
Marrëveshje është nënshkruar dje nga zyrtarët e Bankës Botërore dhe Kazakistanit, në Astana.
Autostrada prej 300 kilometrash do ta lidhë Almaty-in me Khorgosin.
Banka Botërore bëri të ditur se kjo linjë shërben si rrugë transite jo vetëm për Kazakistanin dhe Kinën, por edhe për vendet e tjera të Azisë Qëndrore.
Sipas Bankës, ky projekt ka potencial që të rrisë tregtinë rajonale.
Afati i planifikuar për përfundimin e rrugës është viti 2015.